Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 23 shtator 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).                        

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy  (2) personave të dyshuar, si dhe, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë  (6) aktakuza kundër gjashtë  (6) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
Personat    /    14 – 16     7 – 9     5 – 6     5 – 5     2 – 2     6 – 6     2 – 3     41 – 47 
Ndalimet    /    /    1    2    /    2    /    1    6
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    2 – 2     1 – 2     /    /    1 – 2     /    /    4 – 6 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

⦁    Prokuroria Themelore Prizren: 
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:     
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.              
    
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 të KPRK-së.              

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.                   
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.  
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195 i KPRK-së.     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.    
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 320 i KPRK-së.  
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 i KPRK-së.         
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.         


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit: 
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i mitur është ndaluar 24 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Grabitje”.  Një (1) i dyshuar është ndaluar 48 orë  për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat : 
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve" dhe "Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm"
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, ndaj njërit për veprat penale "Vrasja në tentativë në rrethana të tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme" dhe "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve"
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” 
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve" 
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale "Vjedhja e pyllit"


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhunimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.


 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara,  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën  penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje  e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtim, asgjësim i pasurisë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën tetëmbëdhjetë vjet”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
 
 


Shkarko raportin 24 orësh