Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 18 shtator 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër shtatëdhjetë (70) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe,  janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    17 – 23     7 – 8     /    20 – 26     7 – 7     3 – 3     3 – 3     57  - 70 
Ndalimet    /    7    1    3    1    1    /    /    13 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    2 – 5     /    /    1 – 1     2 – 2     /    /    5 – 8 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /     /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrëmbimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:     
Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një (1)  person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së. 

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Tre (3) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve është ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale”.  Në tri  raste të ndara, janë ndaluar një  (1) person për veprën penale ”Pengimi i personit zyrtar”, një (1) person është ndaluar për veprën penale ”Posedimi i substancave narkotike”, si dhe, një (1) person për veprën penal “Vjedhje”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "Kanosja".
 
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘'Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
 
Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për këto vepra penale:
Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale "Dhuna në familje",
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve", "Sulmi ndaj personit zyrtar" dhe "Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge",
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale "Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve" dhe "Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë",
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale "Vrasja në tentativë", "Lëndimi i lehtë trupor" dhe "Lëndimi i rëndë trupor",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën  penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën  penale ‘’Kanosja".
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit është bërë kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdesë”, dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit është bërë kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale: 
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmim”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat: 
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.


Shkarko raportin 24 orësh