Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 16 Shtator 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur shtatëdhjetepesë (75) aktakuza kundër tetëdhjetegjashtë (86) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona.

Po ashtu, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave dhe dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, si dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave dhe ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    1-1    24-33    14-14    5-5    23-23    3-3    5-7    -    75-86
Ndalimet    -    8    -    -    -    -    2    -    10
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    4-7    -    -    -    -    -     -    4-7
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    2    -    2



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.  


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar katër (4) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit”, “Mashtrimi” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe dy (2) persona, në dy raste ndaras me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit  ndaj katër (4) personave, për veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit”, “Mashtrimi” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor ” dhe “Detyrimi”,
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për  veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Marrja e ryshfetit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave  psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Zjarrvënia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,     
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,      
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,  
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Fshehja e dokumenteve të identifikimit të viktimave të skllavërisë ose trafikimit me njerëz” dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoges”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.


Prokuroria Themelore Pejë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për shkak të veprës penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pasurisë së paluajtshme’’.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për këto vepra penale:
Njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën  penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje“ dhe një (1) person, për shkak të veprës penale “Grabitja“.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale: 
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, për shkak të veprës penale ”Falsifikimi i dokumenteve”. Janë sekuestruar dy (2) PCR teste. 


Shkarko raportin 24 orësh