Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 8 shtator 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë, njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka  ndaluar dy (2) persona të dyshuar për dy raste në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale "Lëndimi i rëndë trupor". Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale "Armëmbajtje pa leje".

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për vepër penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) Aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) persona, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    9 – 9     10 – 12     6 – 9     6 – 6     4 – 4     1 – 1     11 – 13     47 – 54 
Ndalimet    /    3    3    1    /    2    1    1    11 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    5 – 6      /    /    /    1 – 1     /    /    6 – 7 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit: 
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”. 

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Lëndim i rëndë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “"Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve" dhe "Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm" 
Katër (4) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulmi” dhe Pengimi i personi zyrtar gjatë detyrës zyrtare”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale "Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare",
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale "Dhuna në familje",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm", 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Vjedhja e pyllit".


 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar 2 (dy) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për ty raste, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “Dhuna në familje” dhe për një rast shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “ Sulm seksual”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  dhe veprën penale “Kanosje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër te prokurorit:
Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale "Lëndimi i rëndë trupor".

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e  Mitrovicës ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale "Armëmbajtje pa leje".
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për vepër penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore  në Ferizaj, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) Aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) persona, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.


Shkarko raportin 24 orësh