Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 11 korrik 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, dy (2) trupa të pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.

 

Po ashtu, është gjetur një person pa shenja jete, në Prishtinë. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, është iniciuar rast “vdekje e dyshimtë” dhe trupi është dërguar për obdukim.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

 

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prokuroritë

Prokuroria

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

 

Speciale

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aktakuzat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

personat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndalimet

/

4

/

2

1

/

 

/

7

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Paraburgimet:

/

1 - 3

1 - 3

/

1 - 1

 

/

/

3 - 7

kërkesat - personat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

 

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Dhënia e ryshfeti” dhe “Ndihma”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Raste tjera me interes për publikun:

 

Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.


Shkarko raportin 24 orësh