Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 10 korrik 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë Themelore, janë ngritur tridhjetë e pesë (35) aktakuza kundër dyzet e katër (44) personave për vepra të ndryshme penale të parapara më Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe, janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Ndërsa, pranë Gjykatës komeptente janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ndaj të njëjtëve ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit.

 

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat vepra të ndryshme penale.

 

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prokuroritë

 

Prokuroria

 

 

Prishtinë

 

 

Prizren

 

 

Pejë

 

 

Gjilan

 

 

Gjakovë

 

 

Mitrovicë

 

 

Ferizaj

 

 

Total:

 

 

 

Speciale

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aktakuzat

 

/

 

 

11-14

 

 

8 - 8

 

 

/

 

 

6-11

 

 

3 - 3

 

 

3 - 3

 

 

4 - 5

 

 

35-44

 

personat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndalimet

/

 

3

 

3

 

3

 

1

 

5

 

/

 

1

 

16

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Paraburgimet:

 

/

 

 

/

 

 

2 - 2

 

 

1 - 3

 

 

2 - 2

 

 

1 - 1



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Dhënia e ryshfeti” dhe “Ndihma”.

 

Aktakuzat:

 

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

 

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

 

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

 

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

 

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

 

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave.

 

Në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhënia e ryshfetit

Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:

 

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtmi gjatë ushtrimit të detyrëszyrtare ose autorizimeve publike”;

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, me dyshimin se ka kryer vepra të ndryshme penale.

 

Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, ndërsa një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

 

Aktakuzat:

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

 

Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Rrëmbimi’’,

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’,

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhunimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër (4) raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Tentim vrasje”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën

 

 

penale “Lëndim i rëndë trupor”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit “.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit , kundër një (1) personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

 

Aktakuzat

 

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,

 

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

 

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.

 

Aktakuzat:

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

 

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe, një kërkesë për një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.

 

Aktakuzat:

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj,ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.


Shkarko raportin 24 orësh