Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 08 korrik 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet (40) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe, janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, ka bërë (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndodhur një vdekje e dyshimtë, në Uglarë të komunës së Fushë Kosovës. Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë është dërguar për obdukim, në IML.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. 
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit dhe ka ngritur  gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka  ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.


Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.  

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    6 - 6    13 – 21    5 – 5     3 - 3        3 - 3         2 - 2         3- 3    5 – 8    40 – 51 
Ndalimet    1           2    6    2    3    /    /    2    16
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    1 - 1    3– 5             /       1 - 1         2 - 2      1 - 1    /    /    8 – 10
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Tregti e ndaluar“ nga neni     305, paragrafi 1, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar“ nga neni 283   paragrafi 1 të KPRK-së. 

  Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për  veprën penale “Tregti e ndaluar“ nga neni 305, paragrafi 1, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit  kriminal të organizuar“ nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së. 

  Aktakuzat:
  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale     “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar“ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar“ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

 
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Shantazhi” dhe “Kanosja” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona të dyshuar në dy raste të ndara për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”  sipas KPRK-së.

 Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. 

Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë” 
Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”


Aktakuzat:
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për vepër penale " Lëndim i lehtë trupor" 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepër penale " Shmangia nga tatimi" 
Një (1) aktakuza kundër një  (1) personave për vepër penale "Mospërfillja e gjykatës " 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepër penale " Keqtrajtimi i kafshëve" 
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Detyrimi’’ dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Grabitja’’

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale”Dhuna në familje”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.  
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe një (1) person tjetër nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.
 


Shkarko raportin 24 orësh