Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 05 korrik 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore,  me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e  masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një (1) personi.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.


Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë pesë  (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    /     /     /    /     /         /    /    / 
Ndalimet    /    7    /    5    1    /    /    /    13
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /       1 – 1     3 - 3          /         /     /    /    /    4 – 4
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja”, tre (3) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi trupor” dhe tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”. 


 


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” .Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” .
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:


Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë pesë  (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) persona të ndaluar për veprën penale “Kanosje”

Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Sulmi”

Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Armëmbajtje paleje”


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
 


Shkarko raportin 24 orësh