Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 04 korrik 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore,  është ngritur një (1)  aktakuzë kundër tre (3)  personave për vepra të ndryshme penale.


Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar njëzetedy (22) persona, janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e  masës së arrestit shtëpiak ndaj katër (4) personave të dyshuar. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona dhe ka kërkuar paraburgim për një (1) person, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës).                 


Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës- brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër katër (4) personave.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    /     /     /    /     /         1 - 3    /    1 - 3
Ndalimet    /    2    4    2    /    6    4    4    22
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /       1 – 1    1 - 1          /         2 - 2    /    1 - 2    1 - 4    6 – 10
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:   
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave
psikotrope dhe analoge” , Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.     
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” .
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:   
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave
psikotrope dhe analoge” , Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.     
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” .
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  dy (2 ) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Kanosje”, dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë”

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”


 


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara. Tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

                  
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar katër (4) persona, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.  
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër katër (4) personave të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”,  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.          
 


Shkarko raportin 24 orësh