Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 03 korrik 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur pesëdhjetekatër (54)  aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59)  personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar gjashtë (6) persona, janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzet (40) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës .
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    1 - 1    36 - 40    6 - 6    /    8- 8    /         /    3 - 4    54 - 59
Ndalimet    /    3    1    /    2    /    /    /    6
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /       3 – 3     /          /         2 - 2    /    /    /    5– 5
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    1    /    /    /    /    /    /    /    1
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Shtytja për kryerjen e veprave terroriste “ nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.
Iphone 6s plus
Samsung galaxy J 3
Pesë gëzhoja të armës së zjarrit, me mbishkrim BEZH 209 P XF

Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve“ e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210 të KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në bazë të letër rreshtimit ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”. 
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzet (40) personave, për këto vepra penale:
Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:   
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.    
Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.               
Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” ,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” .
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.


Shkarko raportin 24 orësh