Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 1 korrik 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetepesë (85) aktakuza kundër njëqindetetë (108) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetenëntë (29) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
 
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar njëzetetre (23) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.  Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale  ‘’Vjedhje e rëndë’’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    26 – 33     9 – 15     /    13 – 15     9 – 9      22 – 26     6 – 10     85 – 108 
Ndalimet    1    23     /    1    2    1    /    1    29 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    1 – 1     2 – 2     1 – 1     /    /    /    /    1 – 1      5 – 5 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’’ nga neni 134 lidhur me nenin 77  të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’’ nga neni 134 lidhur me nenin 77  të KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”. 
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit” dhe njëzet e një (21) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit”, “Mashtrimi me subvencione”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi në detyrë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”. 
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Trafikimi me njerëz”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Detyrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një(1)aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së paluajtshme”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale  ‘’Vjedhje e rëndë’’.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psiktorope ose analoge’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale: 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Marrja apo asgjësimi i vulave ose shkresave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale. 
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmim”
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ”Lëndimi në kryerjen e detyrës zyrtare”
Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi  për veprën penale ‘’Sulm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vozitje në gjendje të dehur”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi, asgjësimi i pasurisë”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shitblerje narkotikëve”. 
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Shkarko raportin 24 orësh