Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


|Prishtinë, 30 qershor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindepesë (105) aktakuza kundër njëqindekatërmbëdhjetë (114) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit të një (1) personi, si dhe ka ngritur  gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë(5) aktakuza kundër pesë(5) personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) persona, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    41 – 46     17 – 19     6 – 6     5 – 5     9 – 9     16 – 16     11 – 13     105 – 114 
Ndalimet    /    5    1    2    /    1    /    2    11  
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    2 – 2      1 – 1      1 – 1     /    /    /    /    4 – 4 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë në tentativë”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”. 
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale  “Sulmi” dhe “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale  “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Shmangia nga tatimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Mospërfillja e gjykatës”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve për  veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale, “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për veprat penale si në vijim:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. 
Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” 
Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vjedhje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore e Pejës ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ngritur  gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale. 
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për vepër penale "Lëndim I lehtë trupor" 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepër penale "Vjedhje e rëndë" 
Një (1) aktakuza kundër një  (1) personave për vepër penale "Ndërtime pa leje" 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepër penale "Vjedhje e shërbimeve".


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprat penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale: 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mospërfillja e Gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale. 
Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalim ilegal”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale”
Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”
Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi  për veprën penale “Falsifikim dokumenti”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpim”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rende”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim i substancave narkotike”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi, asgjësim i pasurisë”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore  në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik (me fatalitet)” dhe një (1) person për veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore  në Ferizaj, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) persona, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) persona për veprën penale “Vjedhja” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) persona për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.


Shkarko raportin 24 orësh