Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 29 qershor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindedhjetë (110) aktakuza kundër njëqindetridhjetë (130) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë njëmbëdhjetë (11) kërkesë për caktimin e paraburgimit të njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) persona për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    40 – 47     10 – 14     2 – 2     11 – 12     17 – 17      13 – 20     17 – 18     110 – 130 
Ndalimet    /    2    1    3    /    2    2    /    10 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    5 – 5     1 – 1      2 – 2     /    1 – 1     2 – 2      /    11 – 11 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për këto vepra penale:
Dymbëdhjetë (12) kundër dymbëdhjetë (12) për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Keqpërdorimi i besimit”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve për  veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale, “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Tri (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”’;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  tre (3 ) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, si dhe dy (2) persona të  ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
 Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe “Sulmi”,

Një (1) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Urzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi’’.

 

 

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Ngacmimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për këto vepra penale: 
Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’, si dhe një (1) person për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

Kërkesat për caktim të paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale. Një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’, si dhe një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedim i substancave narkotike”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”
Një (1) aktakuzë kundër tre  (3) personave  për veprën penale “Vjedhje e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizim i skemave piramidale”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore  në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) persona për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Hyrja në sisteme kompjuterike”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkretërimi i pyjeve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.


 


Shkarko raportin 24 orësh