Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 27 qershor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë njëzetedy (22) persona, si dhe janë bërë trembëdhjetë (13) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë (9) persona. 

Prokuroria Themelore e Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë  tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) persona për veprën penale ‘’Dhunë në familje”.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    /    /    /    /    /    /    /    / 
Ndalimet    /    5    9    3    /    4    1    /    22 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    9 – 9     4 – 9     /    /    /    /    /    13 – 18 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja”, dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Vjedhja e rëndë në tentativë” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm “.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve për veprën penale “Vjedhja grabitqare” sipas KPRK-së.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në tri raste të ndara si në vijim:
Pesë (5) persona përkatësisht zyrtarë policorë (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë - që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative) janë ndaluar nën dyshimin e bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së. Dy (2) persona për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së. Një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tetë (8) persona në tri raste të ndara si në vijim. Një (1) kërkesë për pesë (5) persona për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së. Një (1) kërkesë për dy (2) persona për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së. Një (1) kërkesë për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë  tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona të ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”  dhe  një (1) person i ndaluar për veprën penale “Kanosje”.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Rrezikim i trafikut me fatalitet”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
 
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) persona për veprën penale ‘’Dhunë në familje”.
 


Shkarko raportin 24 orësh