Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 26 qershor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër gjashtëdhjetetre (63) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm kundër tre (3) personave, për veprat penale “Falsifikimi i parasë’’ nga neni 296 i KPRK-së, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’, nga neni 333 i KPRK-së, si dhe “Pastrimi i parasë’’ nga neni 302 i KPRK-së.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetetetë (48) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar si dhe pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pese (5) aktakuza pese (5) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    42 – 48     1 – 1      /    9 – 9     /    5 – 5     /    57 - 63
Ndalimet    1    12     5    /    /    /    /    /    18 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    1 – 1     4 – 4      3 – 3     /    /    1 – 1      /    /    9 – 9 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    1    /    /    /    /    /    /    /    1



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i KPRK-së si dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni  277 i KPRK-së, si dhe “Mashtrimi’’ nga neni 323 i KPRK-së.

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm kundër tre (3) personave, për veprat penale “Falsifikimi i parasë’’ nga neni 296 i KPRK-së, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’, nga neni 333 i KPRK-së, si dhe “Pastrimi i parasë’’ nga neni 302 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Vjedhja e rëndë në tentativë” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, tre (3) persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Mashtrimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste të ndryshme, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja”. 

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetetetë (48) personave, për këto vepra penale:
Dymbëdhjetë (12) kundër dymbëdhjetë (12) për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Tri (3) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve për  veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prëj 48 orëve, në tri raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Tre (3) persona janë ndaluar për shkak dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, në tri raste të ndara për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprat penale “Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor’’,
Tre (3) aktakuzë kundër tre (3) personit për veprat penale “Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
    
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


Shkarko raportin 24 orësh