Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 25 qershor 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë (9) personave të dyshuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).                      
 Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale. 
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona për 48 orë dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    22-23    5-10    2-2    2-2    2-2    4-4    5-8    42-51
Ndalimet    /    4    4    2    1    1    /    /    12
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    1-2    3-5    /    /    1-1    1-1    /    /    6-9
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit të dy (2) personave, për veprat penale “Falsifikimi i parasë, nga neni 296 paragrafi 2, “Blerja pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale” nga neni 333 paragrafi 1 dhe “Pastrimi i parasë” nga neni 302 i Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit nr.05/L-096 për Parandalimin e pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja”. 

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për këto vepra penale:
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 i KPRK-së dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.               
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.         

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për këto vepra penale: 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Pejë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale: 
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Vrasja e rëndë’’, një (1) person për veprën penale ” Grabitja”, një (1) person për veprën penale ”Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara” dhe  një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale ” Dhuna në familje”. 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për  këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore  në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
 


Shkarko raportin 24 orësh