Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 23 qershor 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenjë (71) aktakuza kundër tetëdhjetekatër (84) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në dy raste të ndara, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur gjithsej tetë (8) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale. 
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    31-35    2-2    8-12    1-1    5-5    4-4    20-25    71-84
Ndalimet    /    5    4    1    1    1    /    /    12
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    1-1    /    1-1    /    /    1-1    /    3-3
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
 Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrëmbimi në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. 

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndara, të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. 

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Pejë, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për këto vepra penale: 
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale  “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy  (2) personave, për veprën penale "Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge",
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale "Ndërtimi pa leje",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Uzurpimi i paligjshëm i pronës se paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Rrezikimi i trafikut publik”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Grabitja’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për  këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore  në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzetepesë (25) personave për  këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Prodhimi i ndaluar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
 


Shkarko raportin 24 orësh