Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 22 qershor 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetepesë (65) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë (9) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    9-9    11-20    /    7-7    2-2    22-23    4-4    55-65
Ndalimet    /    3    /    1    /    2    /    1    7
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    2-7    /    /    /    1-1    1-1    /    4-9
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
 Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. 
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëzet (20) personave për këto vepra penale: 
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Detyrimi” dhe “Fajdeja”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, njëri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “Vjedhja”, dhe tjetri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Shantazh në tentativë”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për  këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Katër  (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vrasja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti kryer veprën penale “Dhunimi”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore  në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për  këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Shkarko raportin 24 orësh