Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 19 qershor 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetedy (92) aktakuza kundër njëqindetre (103) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave të dyshuar dhe është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të një (1) shtëpize kompjuteri, dy (2) Hard Disc dhe një (1) telefon Samsung, kundër një (1) personi, për shkak te veprës penale “Rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare”, nga neni 167 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndara. Po ashtu, nga kjo prokurori janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    41-46    8-8    3-4    16-18    /    20-23    4-4    92-103
Ndalimet    /    8    3    5    /    /    /    /    16
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    3-3    2-3    /    /    /    /    /    5-6
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    1    /    /    /    /    /    /    /    1
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të një (1) shtëpize kompjuteri, dy (2) Hard Disc dhe një (1) telefon Samsung, kundër një (1) personi, për shkak te veprës penale “Rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare”, nga neni 167 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. 
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Sulmi”, tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. 
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave, për këto vepra penale:
Pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i të drejtave nga sigurimi social”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndara.
Në rastin e parë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.
Ndërsa, në rastin e dytë është ndaluar një (1) person i dyshuar, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
Po ashtu, nga ky departament është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së. 

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar  pesë  (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i rëndë i trupor”, dy (2) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe dy (2) persona të ndaluar për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë së huaj”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale "Vjedhja", 
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale "Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë" dhe "Kanosja" .


Prokuroria Themelore Gjilan


Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuzë kundër gjashtë (6) personit për veprat penale “Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprën penale “Tregtia e ndaluar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’,
Një (1) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për  këto vepra penale:
Dhjetë  (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Katër  (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pranim i mallrave të vjedhura”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Gjuetia e kundërligjshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
 


Shkarko raportin 24 orësh