Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 18 Qershor 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetetre (63) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Rrezikimi i personave me mbrojtje ndërkombëtare” nga neni 167, par.4 të KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale. 
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar (një) 1 person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    30-38    7-7    -    6-6    3-3    -    9-9    55-63
Ndalimet    -    7    -    3    2    1    -    -    13
Paraburgimet: kërkesat - personat    1-1    2-4    -    -    -    -    -    -    3-5
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar mirë të veprës penale “Rrezikimi i personave me mbrojtje ndërkombëtare” nga neni 167, par.4 të KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, katër (4) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Sulmi”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka ngritur këto aktakuza:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosje” dhe një (1) person tjetër, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ’’ dhe një (1) person për veprën penale ” Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprat penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “Sulm ndaj personit ”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,    
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
 


Shkarko raportin 24 orësh