Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 14 qershor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona në dy raste të ndara, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  Po ashtu, nga kjo prokurori janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit në tri (3) raste të ndara.        
            
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.   

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë 1 (një) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 1 (një) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    /    /     /    /      /    /     /     /
Ndalimet    /    5    1    2    /    /    1    /    9 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /     /    2 - 2     /    /         1 - 1    2 - 2    /    5 –5 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda me urdhër të prokurorit janë ndaluar tre (3) persona për veprën penale “Grabitje”
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion” si dhe ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në dy (2) raste të ndara, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tre (3) persona në tri rase të ndara, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personi të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave  penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave  penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
 


Shkarko raportin 24 orësh