Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 13 qershor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit,  një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndara, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).           
            
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë ndaluar tre  (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë 1 (një) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 1 (një) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës  penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    /    /     /    /      /    /     /     /
Ndalimet    /    3    2    3    1    /    1    /    10
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /     1 – 1    /     /    1 - 1        1 - 1    /    /    3 – 3  
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Departamenti për të Mitur ka ndaluar një (1) person veprat penale “Kanosje” dhe “Vjedhje” .

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti për të Mitur ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person veprat penale “Kanosje” dhe “Vjedhje”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndara, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre  (3) persona të dyshuar në tri raste të ndara. Të njëjtit janë ndalaur për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Sulmi”, “Shantazhi”. 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë 1 (një) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 1 (një) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”sipas KPRK-së.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës  penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Raste tjera me interes për publikun:

Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
 


Shkarko raportin 24 orësh