Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 11 qershor 2021 –Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza, kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, tetëmbëdhjetë (18) persona të dyshuar, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për tetë (8) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, ka kërkuar paraburgim për dy (2) persona dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).                   

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar katër (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar, dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    13 – 17     5 – 7     3/4    27 – 32     2 – 2     3/4    3/3    56/69
Ndalimet    /    7    3    2    1    5    /    /    18
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    1/2      2 - 2      /    /      2/3    1/1    /    6/8
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.


 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së.       
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.      
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) të mitur, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK.
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par. 4 të KPRK-së.      


Aktakuzat:     

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.                 

Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.      
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 i KPRK-së.                
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, një  (1)  person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 par 1 të KPRK-së, dhe një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar  i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.


Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale "Vjedhje Pylli" nga neni 349 par. 1   të KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale "Lëndim i lehtë trupor" nga neni 185 par. 1 nën par. 1.4   të KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për vepër penale "Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge" nga neni 269 par. 2 lidhur me nenin 31   të KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave, për këto vepra penale:
Nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar, në dy raste të ndara. 
Një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, dhe, një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj 2 (dy) personave është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale“Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit: 
Gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.
Një aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli”.


Shkarko raportin 24 orësh