Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 22 maj 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër njëqindeshtatëmbëdhjetë (117) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhrit për sekuestrim të përkohshëm kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, si dhe ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër pesëdhjetë (50) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka kërkuar caktim paraburgimi për nj (1) person dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  
              
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i pasurisë se huaj”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy (2) raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit  kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe,  janë ngritur  tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tridhjetë e katër (34) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    34 – 50     14 – 19    /      5 – 7     3 - 3         3 - 3    8 – 34    68 – 117 
Ndalimet    /    8    /    1    2    2    /    2    15
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    5 – 7      1 - 1          /         1 - 1     1 - 1    /    /    8 – 10 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së ( Nr. 04/L-082 ).

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhrit për sekuestrim të përkohshëm kundër shtatë (7) personave, për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1  lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.1 dhe 1.9 të  KPRK-së, si dhe vepra penale “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunimi” dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit  kanë kryer veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti  ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti  ka kryer veprën penale “Kanosja”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti  ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti  ka kryer veprat penale “Dhunimi” dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër pesëdhjetë (50) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ndryshimi i njehsorit të shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” .


Aktakuzat: 

Më 21.05.2021, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.                    

Tre (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,   
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi” ,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për vepër penale, “Asgjësimi i pasurisë se huaj”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy (2) raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë. Njëri person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’’, ndërsa tjetri është ndaluar për veprën penale ‘’Kanosja’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale ‘’Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në ndalim , kundër një (1) personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre  (3) personave për këto vepra penale: 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve në vazhdimësi”.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti kryer veprën penale “Dhunimi”.
Ndërsa,  Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore  në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tridhjetë e katër (34) personave për vepra të ndryshme penale.
Katër (4) aktakuza kundër njëzet e shtatë (27) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit”, 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Shkarko raportin 24 orësh