Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 8 maj 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës janë ngritur tetëdhjetë (80) aktakuza kundër njëqindenjë (101) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dhjetë (10) personave të dyshuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur gjashtëdhjetegjashtë (66) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. 
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    1-5    66-74    5-9    /    2-3    2-4    4-6    /    80-101
Ndalimet    /    2    /    /    1    4    /    1    8
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    3-3    /    /    2-4    /    1-2    1-1    7-10
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


  Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për vepër penale “Krimi i organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së në lidhshmëri edhe me veprën “Blerja, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenit 31, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëdhjetegjashtë (66) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave, për këto vepra penale:
Gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i të drejtave nga sigurimi social”.


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (10) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar katër (4) persona  dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Aksident trafiku me fatalitet”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ”Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje në vazhdimësi”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për  këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar,  ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. 
 


Shkarko raportin 24 orësh