Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 07 Maj 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona.

Gjithashtu, janë paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë (9) personave dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person, ka bërë dy (2) kërkesa për paraburgim për dy (2) persona dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).      

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, ka paraqitur tri  (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.    

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    -    26-27    9-17    -    4-5    2-3    1-1    6-8    48-61
Ndalimet    -    2    1    3    3    1    2    -    12
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    2-2    2-2    1-1    3-3    -    1-1     -    9-9
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    1    -    -    -    -    1


 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” dhe  një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi,për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
   
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë për paraburgim për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar. 
Një (1) person i ndaluar për vepër penale “Vrasje në tentativë”.
Një (1) person i ndaluar për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Një (1) person i ndaluar për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Sekuestrimet : 
Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm për dy (2) telefona dhe dy (2) USB, pasi dyshohen të jenë përdorur për t’u kryer vepra penale “Kurdisja e ndeshjeve ose e sportit”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.


 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja e rëndë”.                

Aktakuzat:
Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale  “Kanosja”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale ”Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.


 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore  në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Grabitja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.


Shkarko raportin 24 orësh