Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 02 Maj 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të mitur.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit kujdestar, e ka dërguar një (1) trup të pajetë për kryerjen e autopsisë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Ndalimet    -    1    -    -    -    1    -    -    2
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    1-4    1-1    -    -    -    -    -    2-5
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -


 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person të mitur, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Raste tjera me interes për publikun:
Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


Shkarko raportin 24 orësh