Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 29 prill 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetë (80) aktakuza kundër njëqindekatër (104) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) persona të dyshuar, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, si dhe ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si  dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.      

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar 48 orë. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe  ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    41 – 60     3 – 4     /    20 – 20     2 – 2     8 – 9     6 – 9     80 – 104 
Ndalimet    /    1    /    1    2    /    1    /    5 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    5 – 6      1 – 1     /    /    /    /    1 – 1     7 – 8 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Shantazhi” dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Tri (3) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”,
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale Lëndimi i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “ “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.           

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.      
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.   
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.  
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.    


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar 48 orë.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale "Lëndimi i rëndë trupor".

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale "Vjedhja e shërbimeve",
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale "Vjedhja", 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale "Mashtrimi",
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale "Lëndimi i lehtë trupor",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve" dhe "Posedimi i pautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge",
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Marrja e ryshfetit",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Kontrabandimi i mallrave",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Dhuna në familje".


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Pendim i personit zyrtar”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtim i pasurisë”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim i narkotikëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandim me mallra”.


 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
 


Shkarko raportin 24 orësh