Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 28 prill 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindekatër (104) aktakuza kundër njëqindenjëzetegjashtë (126) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik ”, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuzë, kundër shtatë (7) personave  për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
    
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
Personat    /    57 – 74     4 – 6     7 – 7     16 – 16     5 – 6     4 – 4     11 – 13     104 – 126 
Ndalimet    /    7    1    1    /    1    /    1    11 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    4 – 4     1 – 1     /    1 – 2     1 – 1     /    /    7 – 8 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Kanosja” dhe dy (2) persona të përshirë në një rast, njëri me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, ndërsa tjetri me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Shantazhi” dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, për veprën penale “Grabitja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Shtatë (7) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”,
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.       
   
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.          

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.   
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.    
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 240 i KPRK-së.        


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuzë, kundër shtatë (7) personave  për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale "Nxitja e përçarjes dhe mos durimit"
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale " Vjedhje e shërbimeve" 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale "Ndërtim pa leje" 
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për vepër penale “Vjedhje shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale "Lëndimi i lehtë trupor".

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:
Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale "Vjedhja e shërbimeve",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Vjedhja e rëndë",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Kontrabandimi i mallrave",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Vetëgjyqësia".


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat: 
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” ;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Rastet tjera me interes për publikun:
Me urdhër të prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi”. 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2)  personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.


Shkarko raportin 24 orësh