Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 23 Prill 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë (70) aktakuza, kundër nëntëdhjetë (90) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë
(19) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Prishtinë Speciale    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat personat    /    28-38    5-5    8/11    15/19    1/1    2-3    11-13    70-90
Ndalimet    /    5    /    2    1    2    /    2    12
Paraburgimet:
kërkesat - personat    /    4/4    /    /    1/1    /    /    /    5-5
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /


 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë në tentativë”.
Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”. Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndimi trupor” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për këto vepra penale:
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”, Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.


 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.

Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së dhe “Mospërfillja e gjykatës” nga neni 393 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” nga neni 393 i KPRK-së.

Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalime nga prokurori i shtetit :
Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i mitur i ndaluar për 24 orë për veprën penale “Vrasje në tentativë”
Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat :
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Një (1) aktakuzë, ndaj një (1) personi, për vepër penale “Kanosje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (3) personi për vepër penale " Shantazha" nga neni 329 të KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale ‘’Sulmi seksual’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Vjedhja” dhe ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendewve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Marrja ose mbajtja e kundërligjshme e fëmijës’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale. Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak te veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak te veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme, për veprën penale “Dhuna në familje” .

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë
(13) personave për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Kanosje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.


Shkarko raportin 24 orësh