Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 19 Prill 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetegjashtë (76) aktakuza, kundër tetëdhjetepesë (85) personave për vepra të ndryshme penale, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, njëzetë (20) persona të dyshuar, janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë (7) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për vepër penale “Dhuna në familje” dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar.Gjithashtu janë ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë
(13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Prishtinë Speciale    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat personat    /    29-31    9-11    4/4    7/7    4/7    12-13    11-12    76-85
Ndalimet    /    6    4    1    5    3    /    1    20
Paraburgimet:
kërkesat - personat    /    1/1    /    /    1/2    2/2    /    2/2    6-7
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    2    /    /    /    /    /    /    /    2



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve pasi që dyshohet se janë përfituar nga veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, e cila veprimtari është në kundërshtim me nenin 364 (1) të KPRK- së, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK- së.
Po ashtu, kjo prokurori ka bërë edhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve që dyshohet se janë përfituar nga veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277, “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164, dhe “Falsifikimi i dokumenteve, rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 390 dhe 391 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Zjarrvënia”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”, Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.


Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së dhe “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.

Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” nga neni 318 i KPRK-së. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 335 i KPRK-së. (kodi paraprak).

Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalime nga prokurori i shtetit :
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për vepër penale “Dhuna në familje”

Aktakuzat :
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale " Lëndim i lehtë trupor" Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale " Kanosje"
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepër penale " Vjedhje e shërbimeve".


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë në tentativë’’, një (1) person për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës paraburgimit kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë në tentativë’’.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë” dhe “ Përdorimi i armës apo mjetit eksplodues”, si dhe dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “ Vjedhje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”.



Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, dhe
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Detyrimi në tentativë”.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasja në tentativë”, ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.


Shkarko raportin 24 orësh