Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 19 Prill 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit dhe një (1) kërkesë për sekuestrimin e 10 mijë (10.000) eurove për shkak të veprës penale “Fajde”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë“.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë    Prokuroria Prishtinë Speciale    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat personat    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Ndalimet    /    3    /    4    /    3    /    1    11
Paraburgimet:
kërkesat - personat    /    2/2    /    1/1    /    /    1/1    /    4-4
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    1    /    /    /    /    1



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjti kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) persona të ndaluar për veprën penale “Shitja, blerja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”” Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Fajde”
Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”


Paraburgimet :
Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Fajde”.

Sekuestrimet :
Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e 10 mijë (10.000) mijë eurove për shkak të dyshimit se të njëjtat janë përfituar përmes veprës penale “Fajde”.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “ Kanosja ndaj personit zyrtar” si dhe një person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale“Kanosje me mjet të fortë”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë“.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“.


Shkarko raportin 24 orësh