Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 19 Prill 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, nëntë (9) persona të dyshuar, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit për nëntë (9) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka lëshuar një urdhëresë për autopsi për një trup të pa jetë.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë, në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë“.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në raste të ndryshme, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë    Prokuroria Prishtinë Speciale    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat personat    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Ndalimet    /    7    /    2    /    /    5    /    9
Paraburgimet:
kërkesat - personat    /    2/2    3/3    2/4    /    /    /    /    7-9
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe dy (2) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 i KPRK-së.
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë nën dyshimin se
kanë kryer vepra penale.

Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Kanosje”

Një (1) person i ndaluar për veprave penale “Vjedhje e rëndë në tentative” dhe “Lëndim i lehtë trupor”

Paraburgimet :

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave për veprën penale “Vrasje në tentative”.

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për caktimin e masës se paraburgimit për veprat penale “Vjedhje e rëndë në tentative” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë“.


Shkarko raportin 24 orësh