Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 19 Prill 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenjë (71) aktakuza, kundër shtatëdhjetenëntë (79) personave për vepra të ndryshme penale, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, nëntëmbëdhjetë (19) persona të dyshuar, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale "Punime, ndërtime të


kundërligjshme".

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dy (2) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në raste të ndryshme, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Prishtinë Speciale    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat personat    /    32-35    8-8    1/1    8/8    3/4    1-1    18-22    71-79
Ndalimet    /    7    1    3    3    /    /    5    19
Paraburgimet:
kërkesat - personat    /    2/2    /    /    2/3    /    /    1/1    5-6
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja në tentativë” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për këto vepra penale:
Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,


Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një () person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 i KPRK-së.

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 i KPRK-së;


Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 i KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalime nga prokurori i shtetit :
Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Aktakuzat :
Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale "Punime, ndërtime të kundërligjshme".


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’ dhe një person të mitur për 24 orë, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgimit kundër një
(1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka ka kryer veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion në bashkëkryerje”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “ Dhuna në familje ”, dhe “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre (3) persona për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja”, kurse, një (1) person tjetër, është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsfikimi i parasë”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”, Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”.


Shkarko raportin 24 orësh