Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 14 prill 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej dyzeteshtatë (47) aktakuza, kundër gjashtëdhjetetre (63) personave për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar për 48 orë gjithsej dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar dhe ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një tre (1) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit,  ka ngritur një (1) aktakuzë në kundër tre (3) të personave.
    
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
  
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.  
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje për 48 orësh, si dhe, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale. 
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    1-3    8-11    8-11    /    2-3    9-13    3-3    16-19    47-63
Ndalimet    /    6    1    /    2    2    /    1    12
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    2-2    1-1    /    /    /    /    /    3-3
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë në kundër tre (3) të pandehurve për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”. 
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja ndaj personit zyrtar”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. 
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrëmbimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”, 
Një (1) aktakuzë kundër tre  (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor ,    
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,  
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”. 
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Njëri është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa tjetri është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Kanosja”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale, “Vjedhja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tetë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për këto vepra penale: 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave  për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosraportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) persona për veprën penale “ Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) persona për veprën penale “ Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën  penale “Lajmërim ose kallëzim i rremë”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi me subvencione”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për këto vepra penale:
Pesë (5) kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.


Shkarko raportin 24 orësh