Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 12 prill 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjithsej pesë (5) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj pesë (5) personave. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.


Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar.


Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Ndalimet    /    4    /    1    /    /    /    /    5
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    2-2    /    /    /    /    1-3    /    3-5
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. 
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “. 


Shkarko raportin 24 orësh