Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 11 prill 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) persona për 48 orë dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit  ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Ndalimet    /    8    3    2        /    3        16
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    /    /    /    /    /    /    1-1    1-1
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person me urdhër arrest, për veprën penale “Vjedhja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, tre (3) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, si dhe dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar tre (3) persona, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“. 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera): 
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë  për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.


Shkarko raportin 24 orësh