Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 10 prill 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. 


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Ndalimet    /    4    /    /    /    /    1    1    6
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    /    1-1    /    /    1-1    1-1    /    3-3
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Zjarrvënia” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Sulmi”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.


Prokuroria Themelore Prizren



Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të vepraës penale “Kanosja“.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Kanosja“.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës “.  
 


Shkarko raportin 24 orësh