Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 30 Mars 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetetetë (88) aktakuza kundër njëqindepesë (105) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një person pa shenja jete, në Prishtinë. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, është dërguar për obdukim.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh,  në katër (4) raste të ndara, si dhe, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, për shkak të veprave të ndryshme penale dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) veture, për shkak të veprës penale  “Falsifikimi i dokumenteve”, si dhe, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    30-34    5-7    -    22-28    11-12    8-9    12-15    88-105
Ndalimet    -    6    -    -    2    6    3    -    17
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    1-1    -    -    -    -    1-1    -    2-2
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    2    -    -    -    -    -    1    -    3



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 

Sekuestrimet e përkohshme: 
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të sendeve. Një (1) kërkesë për sekuestrim të sendeve është bërë kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 391 paragrafi 1, dhe “Kontrabandimi me migrant” nga neni 164 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të KPRK-së.  Ndërkaq, një (1) kërkesë për sekuestrim të sendeve është bërë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 391 paragrafi 1, dhe “Kontrabandimi me migrant” nga neni 164 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë


  Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe tre (3) persona, ne dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Gjuetia e kundërligjshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjtihshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” ,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” ,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” .
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, me dyshimin se njëri ka kryer veprën penale ‘’Deklarimet e rreme’’, ndërsa tjetri dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për këto vepra penale:
Katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprën penale ‘Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh,  në katër (4) raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Dhuna në familje”, dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfitura në kryerjen e veprës penale”Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për këto vepra penale: 
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale”Lëndim i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”, si dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim  i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimet e rreme”
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


  Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Tentim vrasja”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunimi”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) veture, për shkak të veprës penale  “Falsifikimi i dokumenteve”. 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


 Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
 


Shkarko raportin 24 orësh