Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 25 mars 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetetre (73) aktakuza kundër shtatëdhjetegjashtë (76) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetegjashtë (26) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dhjetë (10) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    42-43    8-9    4-4    6-6    1-1    10-10    2-3    73-76
Ndalimet    10    12    1    1    1    /    /    1    26
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    1-1    /    /    /    /    1-1    /    2-2
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dhjetë (10) persona për vepra të ndryshme penale. Pesë (5) persona janë ndaluar për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 dhe paragrafi 5, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 427 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 dhe “Kontrabandimi me migrant” nga neni 164 paragrafi 1 lidhur me paragrafi 6 të KPRK-së. Për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 391 paragrafi 1, dhe “Kontrabandimi me migrant” nga neni 164 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. 
Ndërkaq, pesë (5) persona janë ndaluar për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 391 paragrafi 1, dhe “Kontrabandimi me migrant” nga neni 164 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dhjetë (10) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Krimeve të Rënda , ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për këto vepra penale:
Pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Detyrimi”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.
        
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtim i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Zjarrëvënia’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. 
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje“.


:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për  këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të mitur, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.


Shkarko raportin 24 orësh