Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 23 mars 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër tetëdhjetenjë (81) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit  ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër  gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së  paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale. 
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale. 
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    25-30    10-11    5-6    4-4    2-3    9-9    13-18    68-81
Ndalimet    /    4    1    7    1    /    /    2    15
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    2-2    /    /    /    /    1-1    /    3-3
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për trajtim psikiatrik për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:                   
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përhapja e sëmundjeve ngjitëse”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”. 

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Katër (4) persona janë ndaluar 48 orë për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje,  dy (2) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘‘Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Dhuna në familje”,  dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Tregtia e ndaluar”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Tentim vrasje”. 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” ,
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.
 


Shkarko raportin 24 orësh