Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 20 mars 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër shtatëdhjetepesë (75) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale. 


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    31-39    8-11    /    6-7    /    2-3    9-15    56-75
Ndalimet    /    4    /    /    /    3    /    2    9
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    2-2    /    /    /    /    /    /    2-2
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /


 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda , me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vrasja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.


 


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:                   
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘‘Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Vrasja e rëndë”, “Pjesëmarrja në rrahje”, “ Kanosja” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” ,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Vrasja në tentativë”,  “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
 Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Detyrimi”.
 


Shkarko raportin 24 orësh