Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 19 Mars 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.
 Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar dhe janë paraqitur trembëdhjetë (13) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshaur në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër (4) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale


Prokuroria Themelore ne Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar tri raste të ndara, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    23-24    3-3    -    2-2    -    12-12    4-6    44-47
Ndalimet    -    3    -    4    -    4    -    3    14
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    4-4    1-1    -    3-3    1-4    1-1    3-3    13-16
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    1    -    -    -    -    -    -    -    1



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi në tentativë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik”.


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Në departamentin e përgjithshëm është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në Familje” nga neni 248 i KPK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme” nga neni 319 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë


Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshaur në kohëzgjatje prej 48 orësh. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor, një (1) person nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”, një (10 person tjetër nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Mospërfillja e Gjykatës” dhe një (1) person për dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Kanosja me armë”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër (4) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Kanosja me armë” , “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Një (1) kërkese për paraburgim ndaj një (1) personi për shkak te veprës penale “Vrasje ne tentativë’’, nga neni 172 lidhur me nenin 28 KPRK-së.

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak te veprës penale “vjedhje”,
Tri  (3) aktakuza kundër tre (3) personave për shkak te veprës penale “vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak te veprës pedale “kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak te veprës penale “lëndim i lehte trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak te veprës penale “dëmtim asgjësim i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak te veprës penale “dhune ne familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak te veprës penale “uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak te veprës penale “lajmërimi apo kallëzim i rremë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak te veprës penale “vetgjygjesi”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore ne Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje”.
Ndersa, Departamenti për te Mitur, ka ndaluar një (1) person të mitur nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rënde trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departameni i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë tjetër ndaj një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje”. 
Ndersa, Departamenti për të Mitur ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të mitur për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore ne Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”
Një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
 


Shkarko raportin 24 orësh