Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 18 Mars 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave, për vepra të ndryshme penale.  
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar njëzetenjë (21) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, të parapara në nenin 3 paragrafit 3 të Ligjit Nr. 05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).                        
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Tentim  vrasja“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    4-5    12-12    6-12    4-5    8-8    10-11    3-3    47-56
Ndalimet    -    10    1    1    3    5    1    -    21
Paraburgimet:
kërkesat – personat    1-1    2-2    -    -    -    1-1    -    1-1    5-5
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, të parapara në nenin 3 paragrafit 3 të Ligjit Nr. 05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi në tentativë.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për trajtim psikiatrik në institucionin shëndetësor për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, 
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Ppërgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” .

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja” ,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi  për veprën penale “Vjedhja e rëndë” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi  për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” .
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet nga Prokurori i Shtetit: 
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe veprën penale “Sulmi”,


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa, një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.Katër (4) persona janë ndaluar  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Kanosja”, ndërsa, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale: 
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale  “Tentim vrasja“.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale. 
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve” ;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi  për shkak të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Moszbatimi i urdhrave për luftimin e sëmundjeve të shtazëve dhe të bimëve”;


Prokuroria Themelore Ferizaj


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”. 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Feirzaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.
 


Shkarko raportin 24 orësh