Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 17 Mars 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetetre (53) aktakuza, kundër shtatëdhjetepesë (75) personave për vepra të ndryshme penale, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, dhjetë (10) persona të dyshuar, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake apo para-policore” nga neni 3 i Ligjit Nr. 05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Kanosja“. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë    Prokuroria Prishtinë Speciale    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat personat    /    36-44    5-5    /    5/8    /    2-2    5-16    53-75
Ndalimet    1    4/5    1    /    /    1    1    1    9-10
Paraburgimet:
kërkesat - personat    /    /    /    /    2/2    /    /    /    2-2
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake apo para-policore” nga neni 3 i Ligjit Nr. 05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetekatër
(44) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,


Pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Në Departamentin e përgjithshëm është ndaluar për 48 orë një person për veprën penale “Kanosja“

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.
Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 333 i Kodit të vjetër penal.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit dhe Ndërtimi pa leje” nga nenet 338 dhe 359 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Dhunimi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje“.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.


Shkarko raportin 24 orësh