Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 16 Mars 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.  
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndodhur një “vdekje e dyshimtë”, në QKUK. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë është dërguar për obdukim.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).                           


Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve, ka  ndaluar një (1) person të dyshuar . Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    6-7    4-5    -    9-9    7-8    4-4    4-10    34-43
Ndalimet    -    1    -    1    1    1    -    -    4
Paraburgimet:
kërkesat – personat    -    4-4    -    -    -    -    1-1    -    5-5
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shantazhi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi në tentativë” dhe “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”.


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” .
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalime nga Prokurori i Shtetit: 
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka  ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Falsifikimi i rezultateve të votimit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Kontrabandimi me mallra’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Dhunimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale: 
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “ Falsifikimi i rezultatit të votimit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale”Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “ Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje“.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë undër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprnë penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.
 


Shkarko raportin 24 orësh