Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 15 Mars 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit,  me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë, tetë (8) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.
Gjatë 24 orëve të fundit, prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka lëshuar dy (2) urdhëresa për autopsi për dy trupat e pa jetë, në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e një (1) personi, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).              

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Ndalimet    /    6    1    /    /    /    1    /    8
Paraburgimet:
kërkesat – personat    /    1-1    /    /    /    /    /    /    1-1
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe dy (2) persona, pasi i njëjti dyshohen se kanë kryer veprat penale “Sulmi ndaj personi zyrtar” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Sulmi në tentativë” dhe “Dhuna në familje”. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë ndalimin e një (1) personi, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
 


Shkarko raportin 24 orësh