Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 14 Mars 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë, shtatë (7) persona të dyshuar, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24  orëve të fundit. ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Ndalimet    /    1    /    4    /    /    /    2    7
Paraburgimet:
kërkesat – personat    /    1-1    /    1-1    /    1-1    /    1-1    4-4
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi në tentativë”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalime nga Prokurori i Shtetit: 
Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje” dhe një (1) person tjetër, nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
 Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Kanosje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.


Shkarko raportin 24 orësh