Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 18 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë nëntëmbëdhjetë (19) persona për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë dhjetë (10) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatëmbëdhjetë (17) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).        

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person me aktvendim të prokurorit të shtetit  për shkak të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave.
   
Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje për 48 orësh, si dhe, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Ndalimet    /    6    1    1    8    2    /    1    19 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    4 – 7     1 – 2     /    3 – 6     2 – 2      /    /    10 – 17 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kanosja”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.     

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së. 
 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit:
Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person me aktvendim të prokurorit të shtetit  për shkak të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (5) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’, një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit , kundër dy (2) personave , në dy raste të ndara për  shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
 


Shkarko raportin 24 orësh