Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 16 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur gjashtëdhjetedy (62) aktakuza kundër shtatëdhjetepesë (75) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. 
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katër (4) të pandehurve për vepra të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).           
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona me aktvendim të prokurorit të shtetit dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje për 48 orësh, si dhe, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale. 
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    1-4    23-29    3-6    15-15    5-5    7-7    8-9    -    62-75
Ndalimet    -    3    -    3    -    1    -    1    8
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    -    1-1    -    -    -    -    -    -    1-1
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katër (4) të pandehurve për veprat penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 1 i KPRK-së, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së dhe “Shpëlarje e parasë” nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafin 1 nën paragrafin 1.1 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së Parasë dhe Financimin e Terrorizmit.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


  Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” lidhur me “Dhunë në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” lidhur me “Dhunë në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vetëgjyqësia”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.


 


Prokuroria Themelore Prizren


 Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” ,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi” .


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:
 Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona me aktvendim të prokurorit të shtetit dhe të njëjtit janë dërguar në ndalim 48 orësh.  Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,  një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person tjetër  është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. 

Aktakuzat:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje e Shërbimeve”,
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale vepër penale "Sulm ndaj personit zyrtar " ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale " Asgjësim apo dëmtim i pasurisë" ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”


 


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5)  aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale: 
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale“Lëndim i lehtë trupor”,  
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore  ose tarifave akcizore”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vetëgjyqësia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”;


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 
 


Shkarko raportin 24 orësh